• e enjte, 26 dhjetor 2024
Varroset Medlin Ollbrajti
Uashington, 27 prill 2022 (MIA)- Elita politike amerikane sot në kishën në Uashington i ka dhënë lamtumirën Medlin Ollbrajtit (1937-2022), gruaja e parë sekretare shtetërore e SHBA-së. Komemoracionin e kanë udhëhequr presidenti amerikan Xho Bajden dhe ish presidentët Barak Obama dhe Bil Klinton që e zgjodhi Ollbrajtin për diplomate të lartë. Rreth 1.400 mysafirë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Ollbrajtit e cila muajin e kaluar vdiq nga kanceri në moshën 84 vjeçare. Bajdeni duke nderuar figurën e Ollbrajtit tha se “emri i saj është sinonim i idesë se SHBA-ja është forcë e mirë në botë”. Ish presidenti Klinton tha se dy javë para se të ndërrojë jetë i ka thënë se “nuk dëshiron të flasë për përkeqësimin e shëndetit të saj në kohën kur Perëndimi është në pragun e invazionit rus ndaj Ukrainës” por se “ajo që është me rëndësi është se çfarë bote do t’ju lëmë nipërve tanë”. Në varrim të ftuar kanë qenë edhe përfaqësues të huaj mes tyre edhe presidentët e Gjeorgjisë dhe Kosovës dhe përfaqësues të lartë të Kolumbisë, BeH dhe Çekisë. Ollbrajti ka lindur në Çekosllovaki ku familja e saj iku dy herë - fillimisht nga nazistët e më pas nga autoritetet sovjetike. Ajo ka diplomuar në SHBA ku ka studiuar në Kolegjin Velsli dhe është avancuar në qarqet e politikës së jashtme të Partisë Demokrate. Ajo u bë ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ndërsa në vitin 1996 Bill Klintoni e zgjodhi për sekretare të të shtetit.  

QËNDRONI TË LIDHUR