• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varheji: KE është e shqetësuar për vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit

Varheji: KE është e shqetësuar për vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit

Bruksel, 2 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Evropian shpreh keqardhje që Banka qendrore e Kosovës vendosi të heqë dinarin si mjet për pagesë pa konsultim paraprak dhe është veçanërisht i shqetësuar për ndikimin e këtij vendimi në shkolla dhe spitale, deklaroi sot Komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheji.

Varheji në "X" ka shkruar se "Komisioni Evropian shpreh keqardhje për këtë vendim, duke marrë parasysh ndikimin e tij në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera në mbarë Kosovën".

"Komisioni është veçanërisht i shqetësuar për ndikimin në shkolla dhe spitale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment. Komisioni i bën thirrje Kosovës që të kujdeset që kjo periudhë tranzicioni të jetë mjaft e gjatë për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Varheji. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR