• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Varheji: BE po përgatit pako për krijimin e kushteve për pranim të anëtareve të reja

Varheji: BE po përgatit pako për krijimin e kushteve për pranim të anëtareve të reja

Bruksel, 28 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian po përgatit pako të re për zgjerim e cila do të përfaqësojë mjet të ri e cila do të demonstrojë se ajo është e gatshme të pranojë vende të reja anëtare dhe të krijojë kushte për anëtarësim të tyre, vendet kandidate do të mbetet që t'i shfrytëzojnë ato mundësi, porositi sot komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varheji në konferencën për media në takimin joformal të ministrave për çështje të përgjithshme që po mbahet në qytetin spanjoll Mursija. 

Ai theksoi se në takim janë konfirmuar aktivitete konkrete për përshpejtim të zgjerimit, përmes pakos e cila do të ofrojë mënyrë të re të mendimit për këtë proces. 

"Pakoja tani përfshin 10 vende kandidate me perspektivë evropiane. Me këtë jo vetëm që duam të ecim përpara, por edhe që të sigurojmë integrim të përshpejtuar. Kjo do të jetë përmirësim i planit për rritje në Ballkanin Perëndimor, që do të bazohet në katër shtylla", theksoi Varheji. 

Shtylla e parë, siç theksoi Varheji, do t'i referohet inkurajimit të reformave socio-ekonomike në vendet kandidate për anëtarësim, ndërsa e dyta krijimit të kushteve për integrimin e tyre në tregun e përbashkët evropian edhe para anëtarësimit në Union, nga të cilat do të përfitojnë edhe BE dhe kandidatët për anëtarësim. Sipas tij, shtylla e tretë do t'i referohet forcimit të shtetit ligjor dhe demokracisë dhe e katërta do të synojë tejkalimin e hendekut social dhe ekonomik mes BE-së dhe vendeve kandidate përmes mbështetjes financiare nga Bashkimi për të përshpejtuar reformat.

"Komisioni Evropian që nga vetë fillimi i mandatit të tij vazhdimisht, me besim dhe fuqishëm e mbështet zgjerimin dhe tani ndryshimi i rrethinës sonë gjeopolitike na dëshmoi se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti afatgjat i BE-së në masë të madhe do të varet nga suksesi i zgjerimit dhe pritja e anëtareve të reja nga fqinjësia jonë", deklaroi Varheji. 

Ai përkujtoi se vitin 2030 si datë për zgjerim të ardhshëm e theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe se është me rëndësi që deri atëherë BE-ja të përgatitet për pranim të anëtareve të reja, por edhe shteteve kandidate do të jenë të gatshme për anëtarësim deri në atë datë, me çka kriter kryesor për pranimin e anëtareve të reja do të jetë përmbushja e kritereve për anëtarësim. 

"Kjo do të thotë që vendet kandidate, partnerët tanë, duhet të plotësojnë kriteret e njohura të anëtarësimit të Kopenhagës. Këto janë një sërë kriteresh që garantojnë besueshmërinë e anëtarësimit. Prandaj sot jo vetëm që konfirmuam, por filluam edhe një diskutim se si të mbështesim vendet kandidate për të përshpejtuar zbatimin e reformave", shtoi Varheji.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së ishte temë kryesore e takimit, me çka është konfirmuar se kjo është në mesin e tri prioriteteve të Unionit. 

"Rëndësia e anëtarësimit në BE asnjëherë nuk ishte aq e madhe siç është tani. E pamë reagimin urgjent nga tre vendet pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, të cilët përfunduan se paqja e tyre, stabiliteti dhe prosperiteti do të garantohen me anëtarësimin në BE", tha Varheji. 

Ai shtoi se nga diskutimi i sotëm për gatishmërinë e Bashkimit për zgjerim, Komisioni Evropian ka konstatuar se pranimi i anëtarëve të rinj nuk do të kërkojë ndryshim të Marrëveshjes për funksionimin e BE-së dhe se proceset e reformave të brendshme dhe zgjerimit mund të zhvillohen paralelisht. "Ne jemi të bindur se këto dy procese mund të zhvillohen paralelisht dhe jemi të bindur që të dy proceset mund të zbatohen në afat të shkurtër", përfundoi Varheji. fc/

Fotografia: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR