• e enjte, 26 dhjetor 2024

Valë e të nxehtit në Indi, 166 të vdekur

Valë e të nxehtit në Indi, 166 të vdekur

Bali, 19 qershor 2023 (MIA) - Gjatë valës së të nxehtit në veri të Indisë, 166 persona kanë vdekur, ndërsa shumë janë shtruar në spital për shkak të goditjes nga të nxehtit, thanë autoritetet, të cilët thonë se situata po përkeqësohet për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Departamenti Meteorologjik i Indisë kumtoi se temperatura arriti në 43.5 gradë Celsius në Indinë veriore. Në Indi, valë e nxehtë shpallet zyrtarisht nëse temperatura është mbi 45 gradë Celsius ose nëse është të paktën 4.5 gradë Celsius mbi normalen për një zonë të caktuar.

Në shtetin Utar Pradesh në veri të Indisë, 119 persona humbën jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa 47 vdekje u regjistruan në Biharin fqinj.

Ministri i Shëndetësisë Brajesh Patak mbrëmë deklaroi se do të hetohet se çfarë e shkaktoi numrin e madh të vdekjeve dhe sa prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me vapën.

Situata e vështirë e shkaktuar nga temperaturat e larta shtohet nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në të gjithë rajonin, gjë që i lë njerëzit pa ujë, ventilatorë dhe ajër të kondicionuar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR