• e shtunë, 23 nëntor 2024

Uollstrit xhurnall: Të pakta janë gjasat për armëpushim në Gazë gjatë mandatit të Bajdenit

Uollstrit xhurnall: Të pakta janë gjasat për armëpushim në Gazë gjatë mandatit të Bajdenit

Uashington, 20 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet amerikane nuk besojnë se marrëveshja për armëpushim në Gazë midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas mund të pritet para përfundimit të mandatit të presidentit Xho Bajden në janar, shkruan Uollstrit xhurnall. Gazeta citon zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të shtetit dhe Pentagonit, por me kusht anonimiteti.

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken para dy javësh deklaroi se marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit është dakorduar 90%, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Haris ka deklaruar vazhdimisht se Uashingtoni po punon "ditë e natë" për t'u arritur marrëveshje.

SHBA dhe ndërmjetësit Katari dhe Egjipti me muaj janë përpjekur që të arrihet armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, por nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Më 31 maj, Bajdeni publikoi një propozim në tre faza për armëpushim, për të cilin tha se Izraeli është dakorduar në atë kohë. Por, marrëveshja hasi në bllokada dhe për javë të tëra zyrtarët thanë se së shpejti do të prezantohet ofertë e re.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR