• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNRVA: Të paktën 176 punëtorë tanë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë

UNRVA: Të paktën 176 punëtorë tanë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë

 Gazë, 3 prill 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRVA) bëri të ditur  se të paktën 176 punëtorë të saj janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadollu.

"Punonjësit humanitarë nuk janë caqe  dhe duhet të mbrohen në çdo kohë. Izraeli vazhdon t'i ndalojë UNRVA-s qasje për dërgimin e ndihmave në veri të Rripit të Gazës", tha udhëheqësia e UNRVA-s në rrjetin social Iks. 

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Stefan Duzharik   dje deklaroi  se  që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë të paktën 196 punëtorë humanitarë.  

 Duzharik e përshkroi territorin palestinez si "një nga vendet më të rrezikshme në botë për të punuar" për punonjësit humanitarë.

UNRVA është organizata më e madhe humanitare në Gazë dhe konsiderohet si shtyllë  e operacioneve për ndihmë humanitare në Gazë. 

 Pas akuzave të  Izraelit  se  disa anëtarë të agjencisë së KB-së se ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të paktën 17 vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Australinë dhe shumë vende të Bashkimit Evropian, e ndërprenë mbështetjen  për UNRVA-n. Megjithatë, disa vende, duke përfshirë Francën, Suedinë, Kanadanë dhe Japoninë, paralajmëruan mbështetje të vazhdueshme për UNRVA-n muajin e kaluar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR