• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina nuk do ta bojkotojë KE 2024 për shkak të pjesëmarrjes së Bjellorusisë

Ukraina nuk do ta bojkotojë KE 2024 për shkak të pjesëmarrjes së Bjellorusisë

Kiev, 18 prill 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Matvej Bednij deklaroi se vendi nuk e shqyrton çështjen për ndalesën për pjesëmarrje të përfaqësueses së futbollit në turneun e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. 

"Deri më tani nuk kemi biseduar për pjesëmarrjen e Bjellorusisë në kualifikime dhe për bojkotin tonë në Kampionatin Evropian në vitin 2024", deklaroi Bednij për "KP Sport".

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se qeveritë nuk duhet të vendosin se cilët sportistë mund të garojnë në garat ndërkombëtare. 

Më 14 prill, Ministria e Sportit e Ukrainës ua ndaloi sportistëve të saj që të garojnë me rusët dhe bjellorusët. Më 15 prill u kuptua se presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski ka vendosur sanksione në periudhë prej 50 vjetëve kundër më shumë se 80 sportistëve rusë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR