• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina е kritikon propozimin e Moskës për vazhdimin e iniciativës së Detit të Zi për drithërat

Ukraina е kritikon propozimin e Moskës për vazhdimin e iniciativës së Detit të Zi për drithërat

 Kiev, 14 mars 2023 (MIA) - Rusia dje propozoi vazhdimin edhe për 60 ditë të tjera të marrëveshjes për eksportin e drithit ukrainas, që skadon më 18 mars, ofertë që hasi në kritika  nga Kievi zyrtar, ku  konsiderojnë se vë në pikëpyetje marrëveshjen fillestare.

"Moska nuk është kundër ripërtëritjes së marrëveshjes që mundëson eksport të sigurt të drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi, por vetëm për një periudhë prej 60 ditësh, që është dy herë më e shkurtër se periudha e parashikuar në marrëveshjen paraprake", tha mbrëmë zëvendësshefi rus i diplomacisë ruse, Sergej Vershinjin. 

Marrëveshja për eksport të drithit midis Rusisë dhe Ukrainës, e arritur me ndërmjetësim të KB-së dhe Turqisë në korrik të vitit të kaluar, kishte për qëllim ta shmangë krizën globale ushqimore me këtë që do të mundësojë eksport të sigurt të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi të bllokuara nga forcat ruse.

Ministri i Infrastrukturës i Ukrainës deklaroi se propozimi rus për vazhdim prej 60 ditëve "bie në kundërshtim me dokumentin e nënshkruar nga Turqia dhe OB-ja", një marrëveshje që përfshin të paktën vazhdim prej 120 ditësh. 

Në një kumtesë për shtyp në Gjenevë, KB-ja njoftoi se e kanë  "vënë në dukje" propozimin rus dhe theksuan se lideri i KB-së "ka pohuar se KB-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta ruajtur integritetin e Iniciativës së Detit të Zi dhe siguroi  vazhdimësinë e saj. "

Pas bisedimeve me përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara për tregti, Rebeka Grinspan, dhe përfaqësuesin më të lartë për çështje humanitare të KB-së, Martin Grifits, Sergej Vershinjin tha se Moska nuk është kundër një vazhdimi të ri” pas skadimit të afatit, por vetëm për 60 ditë. 

 Vershinjini,  gjithashtu, tha se pavarësisht "bisedës gjithëpërfshirëse dhe të sinqertë", Rusia theksoi se kufizimet ndaj eksportuesve të saj bujqësorë mbeten në fuqi.

 "Pozicioni ynë i ardhshëm do të përcaktohet nga progresi i prekshëm në normalizimin e eksporteve tona bujqësore, jo me fjalë, por me vepra", tha Vershinjini, duke shtuar se këtu mes tjerash përfshihen pagesat bankare, logjistika e transportit, sigurimet dhe shkrirja e aktiviteteve financiare.

 Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Ned Prajs deklaroi se ky ishte një "moment kyç" në negociatat për Iniciativën e Detit të Zi.

Prajsi thotë se bota ka nevojë për iniciativën, për të cilën pretendon se mundëson eksportin e drithit në vendet në zhvillim, si  dhe ndihmon në uljen e çmimeve të ushqimeve. 

"Ky është një mjet kyç në një moment kyç", tha Prajsi. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR