• e enjte, 26 dhjetor 2024

UEFA sërish njëzëri e hodhi poshtë projektin Superliga

UEFA sërish njëzëri e hodhi poshtë projektin Superliga

Nion, 9 nëntor 2022 (MIA) – Krerët e UEFA-s dhe ligave më të fuqishme evropiane kanë mbajtur takim në Nion me përfaqësuesit e kompanisë “A22 Sports menaxhment”, e cila qëndron pas projektit Superliga dhe edhe njëherë e hodhën poshtë idenë për formimin e kësaj gare.

Në kumtesën e UEFA-s theksohet se në takim morën pjesë kryetari Aleksandar Çeferin, përfaqësues të klubeve dhe ligave evropiane, si dhe përfaqësues të Shoqatës së tifozëve dhe Sindikatës së futbollistëve (FIFPRO) nga njëra dhe drejtorët ekzekutivë të "A22" Bernd Rajnhart, Anas Lagrari dhe Xhon Han, nga ana tjetër.

“Në pajtim me unitetin e futbollit evropian, UEFA dhe aktorët e futbollit edhe njëherë gjatë diskutimit njëzëri e hodhën poshtë elaborimin për një projekt siç është Superliga evropiane”, kumtoi UEFA.

Nga 12 klubet evropiane të cilat inicuan formimin e  Superligës, pas idesë qëndruan vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR