• e enjte, 26 dhjetor 2024

UEFA: Një minutë heshtje për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

UEFA: Një minutë heshtje për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Nion, 13 shkurt 2023 (MIA) – Të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave, të cilat do të luhen këtë javë, do të fillojnë me një minutë heshtje për viktimat nga tërmetit katastrofal në Turqi dhe Siri, kumtoi sot UEFA. 

Në terrenet e futbollit në të gjithë Evropën do të theksohet pankartë përkujtimore me mesazhin "Ne jemi bashkë me ju" të shkruar në gjuhën turke dhe arabe.

“Shenjat LED përreth stadiumeve do të mbeten të pa ndezura gjatë kohës së heshtjes, si shenjë ngushëllimi të thellë dhe mbështetjes së plotë për popullin turk dhe sirian”, thuhet në kumtesën.

Tre ditë më parë, UEFA pagoi "një donacion fillestar prej 200,000 eurosh për të mbështetur përpjekjet humanitare pas tërmetit në Turqi dhe Siri".

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36 mijë persona kanë humbur jetën në tërmetin katastrofal që goditi jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë të hënën e kaluar. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR