• e enjte, 26 dhjetor 2024

UEFA konfirmon largimin e Bobanit

UEFA konfirmon largimin e Bobanit

Nion, 25 janar 2024 (MIA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) zyrtarisht ka bërë të ditur se futbollisti legjendar kroat Zvonimir Boban (55) lëshon këtë post të lartë të cilin e ushtroi tre vite në këtë organ drejtues të futbollit evropian.

“UEFA informon për ndarjen miqësore dhe largimin e Zvonimir Bobanit nga organizata. Boban na u bashkëngjit në vitin 2021. Si shef i futbollit inicioi disa projekte të rëndësishme në zhvillimin teknik. UEFA shpreh konsideratë nga bashkëpunimi me Zvonimir Bobanin dhe falënderon për angazhimin e tij të përkushtuar”, thuhet në kumtesë.

Më herët gjatë ditës, Boban konfirmoi se largohet nga UEFA ku gjatë viteve të kaluara ka qenë bashkëpunëtor më i ngushtë i presidentit Aleksandar Çeferin, ndërsa si arsye përmendi mospajtimin me nismën për ndryshimin e Statutit të organizatës që do t'i lejonte një tjetër mandat, të tretin me radhë presidentit aktual.

Ish lojtari i kombëtares kroate para angazhimit në UEFA-s ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm i FIFA-s nga maji 2016 deri në qershor 2019.

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR