• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UEFA ka kërcënuar me sanksione në rast të ndalesës të tifozëve vizitorë

UEFA ka kërcënuar me sanksione në rast të ndalesës të tifozëve vizitorë

Nion, 15 mars 2023 (MIA) – Federata evropiane e Futbollit (UEFA) do të sanksionojë klubet dhe qytetet e tyre që refuzojnë të pranojnë tifozë vizitorë.

Ky paralajmërim i presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin, vjen pasi ndeshja e sotme kthyese e 1/8 së Ligës së Kampionëve në Napoli ndërmjet Napolit dhe Ajntraht Frankfurtit do të luhet pa tifozë gjermanë për shkak të ndalesës së vendosur nga autoritetet lokale nga frika për incidente eventuale.

Në deklaratë për mediat gjermane, Çeferin tha se kjo ndalesë është një "vendim i keq" dhe vuri në dukje se mund të futet një rregull që klubet të mos luajnë në qytetet e tyre nëse autoritetet ndalojnë vizita të tifozëve.

Autoritetet lokale në Napoli e kanë ndaluar klubin e futbollit Napoli që të shesë bileta për ndeshjen e sotme për banorët gjermanë nga frika për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pasi gjykata, me kërkesë të Ajntrahtit e anuloi këtë vendim, u shqiptua një ndalesë e re, që këtë herë vlen vetëm për personat me vendbanim në Frankfurt.

Çeferin vlerësoi se është e papranueshme që "autoritetet italiane thjesht të vendosin për ndalesën për tifozë" dhe shtoi se UEFA mbështet ankesën e Ajntrahtit.

Napoli ka epërsi me rezultatin 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Frankfurt. ls/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR