• e mërkurë, 27 nëntor 2024

UEFA kërkoi falje për skandalin me flamurin ukrainas në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA kërkoi falje për skandalin me flamurin ukrainas në finalen e Ligës së Kampionëve

Nion, 15 qershor 2023 (MIA) – Asociacioni evropian i futbollit ka kërkuar falje për incidentin me flamurin e Ukrainës në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll.

Para ndeshjes në Turqi, stafi i stadiumit tentoi t'i hiqte flamurin ukrainas njërit prej tifozëve, gjë që nuk u pëlqeu shumë mediave ukrainase. Më pas, UEFA deklaroi se nuk e ndaloi shfaqjen e flamujve ukrainas dhe fajin për këtë episod e ka shërbimi turk i sigurisë që punonte në stadium.

Më 11 qershor, Mançester siti e mposhti Interin (1-0) në finalen e Ligës së Kampionëve dhe u bë fituesi i turneut për herë të parë në histori. ls/

Foto; EPA

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR