• e enjte, 26 dhjetor 2024

UEFA gjobiti Rumaninë për shkak të pankartave “Kosova është Serbi”

UEFA gjobiti Rumaninë për shkak të pankartave “Kosova është Serbi”

Nion, 20 shtator 2023 (MIA) - Reprezentacioni rumunë në futboll ndeshjen e radhës në terrenin vendas do ta luajë pa shikues, pasi UEFA sot e gjobiti për sjelljen e tifozëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës në eliminatoret për EURO 2024.

Paralelisht me këtë, Federata rumune e futbollit është gjobitur me 52.000 euro për brohoritje të mesazheve politike, sjellje raciste të tifozëve, përdorim të mjeteve piroteknike dhe bllokim të qasjeve publike.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u luajt javën e kaluar në Bukuresht dhe u shënua nga incidente të shumta në tribuna.

Gjyqtari kryesor e ndërpreu ndeshjen në minutën e 18-të pasi tifozët rumunë shfaqën një pankartë të madhe ku shkruhej "Kosova është Serbi".

Pas një ndërprerje prej 45 minutash, ndeshja rifilloi dhe Rumania regjistroi fitore me rezultat 2-0. qa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR