• e martë, 24 dhjetor 2024

UEFA gjobiti Federatën e futbollit të Zvicrës me 91 mijë franga

UEFA gjobiti Federatën e futbollit të Zvicrës me 91 mijë franga

Nion, 27 qershor 2024 (MIA) - Shtëpia evropiane e futbollit e gjobiti Federatën e futbollit të Zvicrës për shkak të sjelljes së keqe të tifozëve të kësaj përzgjedhjeje në të tria ndeshjet e fazës së grupeve.

Zvicranët do të duhet të paguajnë gjithsej 91,000 franga në arkën e UEFA-s.

Dënimi i vendosur ishte financiarisht më i rëndë, por drejtuesit e Federatës zvicerane të futbollit bërën ankesë, kështu dënimi u zvogëlua. Zvicra ka paguar dënimin më të rëndë sepse në ndeshjen e këtij reprezentacioni dhe Hungarisë, tifozët hodhën gota plastike në fushë, menjëherë pas golit të Embolos.

Ky nuk është dënim i vetëm. Zvicra është gjobitur me 27 mijë franga për flamurin e një organizate terroriste në ndeshjen e raundit të tretë kundër Gjermanisë.

Edhe 24 mijë franga të tjera do të duhet të paguaj Federata zvicerane e futbollit për shkak të shpërthimeve të vogla të tifozëve në ndeshjen me Skocinë. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR