• e hënë, 08 korrik 2024

UEFA gjobiti Barcelonën dhe Mançester Junajtedin

UEFA gjobiti Barcelonën dhe Mançester Junajtedin

Nion, 14 korrik 2023 (MIA) – Gjigantët Barcelona dhe Mançester Junajtedi janë gjetur në listën e klubeve që nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) janë gjobitur për shkelje të ferplejt financiar.

Kampioni spanjoll Barcelona është gjobitur me 500 mijë euro për “raportim të gabuar të fitimit nga shitja e aseteve jomateriale”.

Mançester Junajtedi nga ana tjetër për shkak të “deficitit më të vogël të përfitimit” do të duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 300 mijë euro.

Gjoba në para janë shqiptuar edhe për APOEL të Qipros dhe ekipet turke Koniaspor, Bashakshehir dhe Trabzonspor, si dhe Antverpen dhe Anderleht të Belgjikës.

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR