• e shtunë, 23 nëntor 2024

UEFA e pezulloi Dakun me dy ndeshje

UEFA e pezulloi Dakun me dy ndeshje

 Berlin, 23 qershor 2024 (MIA) - Reprezentuesi i Shqipërisë Mirlind Daku është skualifikuar për dy ndeshje në Euro 2024, njofton uebfaqja e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 Pas ndeshjes kundër kombëtares kroate (2:2) në xhiron e dytë të turneut të grupeve Euro 2024, Daku filloi me thirrje fyese (sharje) ndaj serbëve dhe maqedonasve.

 Sulmuesi 26-vjeçar nuk do të luajë kundër Spanjës në xhiron e tretë dhe do të mungojë në 1/16-ën e turneut nëse Shqipëria arrin të kualifikohet nga grupi.

 Në të njëjtën kohë, edhe klubi Rubin Kazan, për të cilin luan Daku paralajmëroi gjobë për lojtarin e tij.

 Foto: Fejsbuk Daku

 

QËNDRONI TË LIDHUR