• e shtunë, 23 nëntor 2024
UEFA e gjobit Barcelonën

Nion, 18 prill 2024 (MIA) -UEFA e ka dënuar Barcelonën për shkak të brohoritjeve raciste nga tifozët e saj në Paris gjatë ndeshjes së çerekfinales së Ligës së kampionëve kundër PSZH-së, njofton UEFA në ueb faqen e saj.

Përveç racizmit, Barcelona është dënuar edhe për hedhjen e raketave dhe dëmtimin e stadiumit nga tifozët e tyre. Klubi spanjoll u dënua me një total prej 32 mijë eurosh.

Barcelona do të duhet të kontaktojë PSZH-në brenda 30 ditëve të ardhshme për të riparuar dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e tyre në stadiumin "Park de Prens".

Në ndeshjen e parë në Paris, Barcelona fitoi 3:2, por PSZH-ja u kualifikua në gjysmëfinale me fitoren 4:1 në ndeshjen e dytë në Barcelonë. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR