• e shtunë, 23 nëntor 2024

UEFA 20 mijë tifozëve të Liverpulit do t'ua kthejë paratë për bileta për finalen e LK

UEFA 20 mijë tifozëve të Liverpulit do t'ua kthejë paratë për bileta për finalen e LK

Nion, 7 mars 2023 (MIA) - Asociacioni i Futbollit Evropian (UEFA) do të dëmshpërblejë 19.618 tifozë të Liverpulit për finalen e Ligës së Kampionëve. Ju përkujtojmë se në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2022, në të cilën luajtën Liverpuli dhe Real Madridi, në Paris, fillimi i ndeshjes vonohej 36 minuta për shkak të problemeve organizative. 

Së pari, UEFA dhe ministri francez i Punëve të Brendshme, Zheralld Darmanin i akuzuan tifozët e Liverpulit për incidentin për shkak të bllokimit të hyrjeve të stadiumit nga mijëra tifozë të cilët blenë bileta të rreme.

UEFA urdhëroi raportin nga komisioni i pavarur i ekspertëve, në bazë të të cilit u bë e qartë se UEFA është përgjegjëse për trazirat që filluan.

Organizata sot kumtoi se do të paguajë dëmshpërblim tifozëve të Liverpulit. Bazohet në ata që mundën të hynin në Stad de Frans para orës 21 sipas kohës lokale ose aspak nuk kanë mundur të hyjnë në stadium. Kështu dëmshpërblim iu takon 19.618 tifozëve të Liverpulit. Që t'i mbrojë të dhënat e tifozëve, Liverpuli do t'i paguajë mjetet (sepse biletat janë blerë përrmes klubit), ndërsa UEFA pastaj do ta kompensojë klubin për të gjitha shpenzimet.

Të drejtë të dëmshpërblimit kanë edhe tifozët e Real Madridit dhe tifozët neutral të cilët kishin probleme me hyrjen në stadium.

Sipas "Dejlli mejll", biletat më të lira për finalen e Ligës së Kampionëve kushtojnë 70 euro, më të shtrenjtat 690 euro. Kështu, shpenzimet për dëmshpërblim të UEFA-s do të jenë rreth 3,4 milionë euro. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR