• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Udhëheqësia e Mançester Junajted tahsmë ka vendosur për të ardhmen e Ten Hagut

Udhëheqësia e Mançester Junajted tahsmë ka vendosur për të ardhmen e Ten Hagut

Mançester, 22 maj 2024 (MIA) - Mançester Junajted tashmë ka marrë vendim që të ndahet me menaxherin Erik Ten Hag këtë verë, njofton Xhanluka Di Marcio.

Eksperti për transfere foli për ueb faqen holandeze "sokernjuz.nl", ku zbuloi se, njëjtë si rivali i tyre Çellsi, edhe "djajtë e kuq" kërkojnë menaxher të ri pas fundit të këtij sezoni.

Sipas tij, opsione para menaxhmentit të klubit janë Kieran Mekena, Mauricio Poketino dhe Roberto De Zerbi.

Nëse "blutë" e Londrës e emërojnë trajnerin aktual të Ipsuiçit, atëherë cak i Junajtedit do të jetë argjentinasi, i cili deri dje ishte në krye të londinezëve. Lidhur me trajnerin italian, nga "Old Traford" në ditët në vijim duhet të kontaktojnë me ish menaxherin e Brajtonit.

Shkak për ndarjen e pritur të futbollistëve të Mançester Junajted me Ten Hagun janë paraqitjet e dobëta të ekipit në Premier Ligë, ku përfunduan në vendin e tetë në tabelë.

Nëse nuk arrijnë të fitojnë në finalen e së shtunës në Kupën FA kundër rivalit të qytetit, Mançester Siti, do të jenë jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR