• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Udhëheqësi i sulmit në Kapitoll Hill në vitin 2021 dënohet me më shumë se shtatë vjet burg

Udhëheqësi i sulmit në Kapitoll Hill në vitin 2021 dënohet me më shumë se shtatë vjet burg

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - Tajlor Xhemjs Xhonatakis nga shteti amerikan i Uashingtonit i cili gjatë trazirave në Kapitol Hill më 6 janar 2021 përdori megafonin për të organizuar sulm ndaj oficerëve të policisë u dënua sot me më shumë se shtatë vjet burg.

Gjykatësi i qarkut amerikan Rojs Lambert tha se videot tregonin se Xhonatakis luajti rol udhëheqës gjatë trazirave, duke nxitur turmën të sulmonte policinë dhe të jepte komanda dhe udhëzime.

"Në çdo turmë të tërbuar ka udhëheqës dhe ndjekës. Drejtuesi ishte z.Xhonatakis. Ai e dinte se çfarë po bënte atë ditë", tha gjykatësi para se të dënonte të pandehurin me shtatë vjet e tre muaj burg. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR