• e enjte, 04 korrik 2024

Uashington post: Bajdeni përfshin drejtorin e CIA-s në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit

Uashington post: Bajdeni përfshin drejtorin e CIA-s në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit

Uashington, 25 janar 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden planifikon ta dërgojë drejtorin e CIA-s Vilijam Barns në Evropë ku duhet të ndihmojë të arrihet marrëveshje midis grupit militant palestinez Hamas dhe Izraelit, njofton Uashington Post, duke cituar burime anonime.

Sipas gazetës, Barns në ditët në vazhdim do të udhëtojë në Evropë për bisedime me shefat e inteligjencës izraelite dhe egjiptiane Dejvid Barni dhe Abas Kamel dhe kryeministrin e Katarit Mohamed bin Abdulrahman bin Xhasim el Tani.

Bisedimet e Barns në Evropë pritet të bazohen në bisedat e tij telefonike me kolegët, si dhe në punën e zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Bret Mekgurk i cili në fillim të kësaj jave zhvilloi takime në kryeqytetin e Katarit Doha dhe Kajro.

Egjipti dhe Katari kanë qenë ndërmjetësuesit kryesorë në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, grupi militant i cili më 7 tetor shkaktoi luftën në Gazë, pas së cilës ushtria izraelite nisi një ofensivë në Rripin e Gazës duke vrarë dhjetëra mijëra palestinezë. Të dy vendet ndihmuan në ndërmjetësimin e një pauze humanitare në luftimet në nëntor, kur disa nga pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza u liruan, ndërsa autoritetet izraelite në këmbim liruan palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR