• e enjte, 18 korrik 2024

U14: Humbje e dyfishtë nga Kosova për reprezentacionin e basketbollit të Maqedonisë së Veriut në Kupën “Edirne 2022”

U14: Humbje e dyfishtë nga Kosova për reprezentacionin e basketbollit të Maqedonisë së Veriut në Kupën “Edirne 2022”

Edrene, 21 qershor 2022 (MIA) – Në xhiron e parafundit të turneut zhvillimor ndërkombëtar të FIBA-s në qytetin turk të Edrenesë, ekipet e basketbollit të Maqedonisë së Veriut nën moshën 14 vjeçe në konkurrencën e meshkujve dhe femrave pësuan dy disfata nga ekipet kombëtare të Kosovës. Basketbollistet humbën nga Kosova me rezultat 80:67, ndërsa në duelin e kombëtareve për femra, të përzgjedhurat e trajneres Jasmina Gerasimovska pas epërsisë prej 29:25 në pjesën e parë, në vazhdim e humbën avantazhin dhe në fund shënuan humbje me rezultat 52:42. Në ditën e nesërme të fundit, të turneut zhvillimor, për kombëtaret deri në 15 vjeç “Edirne 2022”, në të cilin kombëtaret e Maqedonisë së Veriut luajnë me gjeneratën një vit më të re, kundërshtari i Maqedonisë së Veriut do të jetë Rumania. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR