• e enjte, 22 gusht 2024

U.d. kryetar i Komunës së Gostivarit, Limani zhvilloi takim me drejtorin e BZHR, Memishi

U.d. kryetar i Komunës së Gostivarit, Limani zhvilloi takim me drejtorin e BZHR, Memishi

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim pune me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.

Në takim u diskutua projektin aktual që po zbatohet në lagjen Zona e VI si dhe për vazhdimin e bashkëpunimeve ndërmjet dy institucioneve.

Limani bashkë me drejtorin e BZHR-së, Memishi ishin për inspektim në terren edhe në Lagjen Zona VI ku investohet bashkërisht në rrugë 400 metra gjatësi me infrastrukturore nëntokësore dhe trotuare në gjerësi prej 2 metrave.

Bashkëpunimi i Komunës së Gostivarit me institucionet është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm me qëllim që t'i përmirësojmë kushtet për qytetarët. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR