• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

I dyshuari për ndihmë në rastin me vrasjen afër QT "Mavrovasja" është vetëdorëzuar në polici

I dyshuari për ndihmë në rastin me vrasjen afër QT

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Një nga të dyshuarit për vrasjen e djeshme afër QT "Mavrovasja" është vetëdorëzuar në polici pasdite dhe po merret në pyetje në stacionin policor në "Kisella Vodë", konfirmojnë për MIA-n nga MPB-ja. Policia ishte në kërkim intensiv pas këtij personi i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale "vrasje".

Ministria e Punëve të Brendshme sot informon se SPB Shkup ka zbardhur plotësisht veprat penale "vrasje" dhe "vrasje në tentativë", të cilat janë kryer dje në parkingun prapa qendrës tregtare "Mavrovasja", ku me armë zjarri është vrarë V.E. (58) nga Shkupi dhe në rrugën "Stojna Stefkova", ku me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të nëpunësve policor nga Njësia e Policisë për Intervenim pranë SPB Shkup.

MPB-ja bëri me dije se pas masave të marra dhe reagimit të shpejtë të SPB Shkup, forcave speciale të policisë, helikopterëve dhe dronëve, është kapur dhe privuar nga liria autori i krimeve E.K (39) nga Shkupi, të cilit sot pasdite Gjykata Themelore Penale i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Në lidhje me personin e dytë që u privua nga liria dje, nga MPB-ja thonë se deri më tani nuk është konstatuar asnjë lidhje me ngjarjen dhe është liruar, ndërsa janë marrë masa intensive për gjetjen e një personi tjetër të përfshirë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale "vrasje". sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR