Bozhinovska-Filipidu: Thellimi i bashkëpunimit në projektet energjetike
- Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu dhe sekretarin për Çështje Ekonomike në ambasadën në Shkup, Vasilis Gazaras, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me theks në projektet energjetike.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 21 gusht, 2024
Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu dhe sekretarin për Çështje Ekonomike në ambasadën në Shkup, Vasilis Gazaras, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me theks në projektet energjetike.
Në suaza të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, siç kumtuan nga kabineti i ministres, është konfirmuar kënaqësia nga bashkëpunimi i deritanishëm në plan ekonomik.
Është biseduar për mundësinë e aktiviteteve të përforcuara të ndërsjella dhe këmbimin e ekspertëve nga fusha e energjetikës dhe minierave të cilat duhet të japin kontribut të madh në projektet të cilat do t'i realizojnë qeveritë e dy vendeve në periudhën e ardhshme.
"Më vjen shumë mirë që me përfaqësuesit e ambasadës greke ndajmë të njëjtat vizione dhe dëshirë për të forcuar lidhjet e ndërsjella diplomatike dhe ekonomike. Në fakt, jam e bindur se vetëm në këtë mënyrë, veçanërisht duke vepruar në planin ekonomik, së bashku mund të arrijmë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e të dyja vendeve", theksoi Bozhinovska në takim. sa/
Foto: Kabineti i ministres për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë të Para Minerale