• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tunizia i shpëtoi 14.000 emigrantë për tre muaj

Tunizia i shpëtoi 14.000 emigrantë për tre muaj

Tuniz, 7 prill 2023 (MIA) - Garda nacionale tuniziane sot kumtoi se i ka shpëtuar mbi 14.000 emigrantë, kryesisht të Afrikës Subsahariane, në tre muajt e parë të këtij viti.

Nga 1 janari deri më 31 mars, roja bregdetare i ka shpëtuar 14.406 persona, prej të cilëve 13.138 të Afrikës Subsahariane, të tjerët nga Tunizia, thuhet në kumtesën e Gardës nacionale.

Thuajse të gjitha shpëtimet kanë ndodhur në rajonin Sfaks, qytetin e dytë në Tunizi dhe Mahdia, në bregun qendror lindor të vendit.

Gjatë këtyre operacioneve, Garda nacionale i arrestoi 63 persona dhe i konfiskoi 135 anije dhe 12 automjete që përdoren për transportin e emigrantëve.

Shumica e emigrantëve afrikanë vijnë në Tunizi, prej ku përpiqen të mbërrijnë në Evropë përmes detit. Bregu i Tunizisë ndodhet në më pak se 150 kilometra nga ishulli italian Lampeduza.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR