• e enjte, 07 nëntor 2024

Tuhel pas fitores ndaj Lacios: Luajtëm shumë fuqishëm dhe të disiplinuar

Tuhel pas fitores ndaj Lacios: Luajtëm shumë fuqishëm dhe të disiplinuar

Mynih, 6 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Bajern Mynihut, Tomas Tuhel, ka vlerësuar lojën e të përzgjedhurve të tij mbrëmë në ndeshjen kthyese nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Lacios.

Bavarezët fituan me rezultatin 3:0 dhe me 3:1 në total u kualifikuan në fazën çerekfinale në Ligën e kampionëve.

"Ishte futboll shumë i fuqishëm dhe i disiplinuar. Nuk e humbëm kokën. Kemi luajtur pak më thjeshtë dhe kemi vepruar në një ritëm më efikas. Goli i parë e ndryshoi situatën, por i dyti ishte shumë në kohë. Kjo na dha vetëbesim, ndërsa e merituam këtë fitore", deklaroi Tuhel për ueb faqen e UEFA-s.

Kundërshtari i Bajernit të Mynihut në çerekfinale do të përcaktohet me short më 15 mars. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR