• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tuhel: Nuk mund të them se Lacio e fitoi ndeshjen, është më saktë të thuhet se Bajerni e humbi

Tuhel: Nuk mund të them se Lacio e fitoi ndeshjen, është më  saktë të thuhet se Bajerni e humbi

Romë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Bajern Mynih, Tomas Tuhel, konsideron se ekipi e tij ëshëtë vet fajtor për humbjen ndaj Lacios. Bavarezët  mbrëmë në Romë humbën 1:0 në ndeshjen e parë të fazës së 8-të së Ligës së Kampionëve.

 "Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar për humbjen. Nuk mund të them që Lacio e fitoi ndeshjen. Në vend të kësaj, mund të konstatohet se e humbëm ndeshjen. Nuk e di pse e humbëm vetëbesimin në pjesën e dytë. Nuk mund ta shpjegoj humbjen. Në pjesën e parë e udhëzuam skuadrën që të luante me të njëjtin intensitet dhe të shkonte përpara edhe më me guxim, por ndodhi e kundërta. Ka gjëra për të cilat duhet të punojmë. Në pjesën e parë krijuam disa raste të mira dhe një rast të madh me Xhamal Musialan, por në fund nuk patëm asnjë goditje ndaj golit të kundërshtarit. Është e qartë se me statistika të tilla është e pamundur të fitohet. Por, kemi një revansh. Në kombinim me rezultatin e fundit, perspektivat tona nuk duken të mira, por   do të vazhdojmë të punojmë shumë”, deklaroi Tuhel për faqen zyrtare të UEFA-s.

 Revanshi  do të luhet më 5 mars në Gjermani. qa

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR