• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tuhel: Nuk jemi dakorduar me Bajernin, kjo është konferenca ime e fundit për shtyp këtu

Tuhel: Nuk jemi dakorduar me Bajernin, kjo është konferenca ime e fundit për shtyp këtu

Mynih, 17 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel sot edhe zyrtarisht kumtoi se nuk do të qëndrojë në krye të bavarezëve.

Në ditët e fundit ka pasur informacione se ai mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën, megjithëse madje në shkurt klubi publikoi se të dy palët do të ndahen në fund të sezonit.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në Zebener Shtrase (baza e klubit të Bajernit). Kemi zhvilluar bisedime, por nuk kemi arritur marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit mbetet në fuqi. Është padyshim e vështirë. Rezultatet si ato në Ligën e Kampionëve kundër Lacios, Arsenalit dhe Real Madridit na bashkojnë. Informacionet kthyese nga javët e fundit ishin baza që ne të kishim një diskutim. Por, nuk kemi mundur të arrijmë marrëveshje. Arsyet nuk do t'i përmend. Marrëveshja e shkurtit mbetet në fuqi", shpjegoi Tuhel. ls/

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR