• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tuhel mbetet në Bajern

Tuhel mbetet në Bajern

Munih, 29 maj 2023 (MIA) – Strategu gjerman, Tomas Tuhel edhe sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i Bajern Munihut, konfirmoi kryetari i gjigantit bavarez Herbert Hajner, pasi e fituan titullin kampion i cili ishte titulli i  11-të të njëpasnjëshëm.

"Tuhel na bindi absolutisht. Ai është një nga trajnerët më të mirë në Evropë, ai e ka treguar këtë në nivele të ndryshme”, shpjegoi Hajner, duke siguruar se nuk kishte “asnjë dilemë” për të vazhduar bashkëpunimin me Tuhelin, i cili u ul në pankinën e Bajernit në fund të marsit.

Drejtori sportiv Hasan Salihamixhiq dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv, Oliver Kan kanë mbetur pa funksione ndërsa vendimi për largimin e tyre është marrë të enjten pas një takimi mes Hajnerit dhe kryetarit të nderit Uli Henes.

Hajner shtoi se në takimin e caktuar për nesër në Këshillin mbikëqyrës të Bajernit do të kthehet Karl - Hajnc Rumenite, i cili  ia lëshoi vendin Kanit në verën e vitit 2021.


FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR