• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tuhel: Deri në fund të sezonit do të vazhdoj të bëj gjithçka për të arritur sukses me Bajernin

Tuhel: Deri në fund të sezonit do të vazhdoj të bëj gjithçka për të arritur sukses me Bajernin

 Mynih, 21 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Bajern Mynih, Tomas Tuhel, e ka komentuar largimin e tij nga klubi në fund të sezonit 2023/24.

"Kemi rënë dakord që ta ndërpresim marrëdhënien e punës në fund të këtij sezoni. Deri në atë moment, sigurisht, do të vazhdojë të bëjë gjithçka është e mundur së bashku me shtabin  tim të trajnimit  për të arritur suksesin maksimal", deklaroi Tuhel në ueb faqen e klubit. 

Pesëdhjetëvjeçar mori drejtimin e Bajernit në mars të vitit 2023.

Bavarezët aktualisht janë të dytët në Bundesligë me 50 pikë nga 22 ndeshje. Ekipi i Mynihut mbetet tetë mbrapa prapa liderit Baer Leverkuzen. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR