• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tuhel: Bajerni do të hyjë në Siti si autsajder

Tuhel: Bajerni do të hyjë në Siti si autsajder

Mançester, 11 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Bajern Munihut, Tomas Tuhel, ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Citit.

"Stili i Mançester Citit është ende i njëjtë si para ardhjes së Halandit. Sigurisht, stili i Erlingut është unik, ndërsa ekipi është përshtatur me të. Ai i jep ekipit diçka që viteve të fundut nuk ka qenë. Nesër do të hyjmë në terren në statusin e një autsajderi dhe kjo është normale. Duhet të ruajmë vetëbesimin dhe të luajmë maksimalisht. Jam i sigurt se do të ketë momente kur do të jetë e vështirë. Por, duhet të krijojmë edhe mundësi që mund të kërcënojnë kundërshtarin. Përbërja jonë është mjaft  talentuar dhe e aftë. Duam t'i pengojmë të dominojnë", tha Tuheli për "Dejli mejl". 

Ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Mancçester Citit dhe Bajern Munih do të luhet sonte në terrenin e “qytetarëve”, me fillim në orën 21.

 Në të njëjtën termin duelin e parë nga çerekfinalja do ta kenë  Benfika dhe Interi. ar/

Foto:EPA

 

 


 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR