Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor
- Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të adresimit të rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit për Këshillin Gjyqësor do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Drejtësisë.
- Post By Sara Ademi
- 07:33, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të adresimit të rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit për Këshillin Gjyqësor do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Drejtësisë.
Ngjarja, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, është në bashkëpunim dhe me mbështetje të projektit Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit dhe do të mbahet në Gjykatën Supreme të RMV-së.
Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit profesional për përmbajtjen e draft ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përgatitur nga ana e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Tryeza e rrumbullakët është e fundit nga disa ngjarje për konsultime të cilat Ministria e Drejtësisë i organizon, me qëllim që të sigurohet proces transparent dhe gjithëpërfshirës i cili do të kontribuojë drejt progresit të kornizës ligjore që rregullon funksionimin e Këshillit Gjyqësor.
Konkluzionet dhe rekomandimet e tryezës së rrumbullakët, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, do të jenë bazë për përmirësim të mëtejshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s