• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë vazhdon seanca kundër kryetarit të Kumanovës, Dimitrieski

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë vazhdon seanca kundër kryetarit të Kumanovës, Dimitrieski

Kumanovë, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Kumanovë sot ka vazhduar seanca në të cilën i pandehur për "keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar" është kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas një denoncim të parashtruar nga firmat e ndërtimit për rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë.

Në seancën e sotme me propozim të avokatit të Dimitrievskit është prezantuar konstatimi i ekspertëve nga fusha e urbanizimit. Personi ekspert ka thënë se kryetari i komunës dhe komuna kanë vepruar duke e mbrojtur interesin publik, suspendimi i Planit të detajuar urbanistik është marrë pasi që kanë reaguar gjimnazi dhe shtëpia shëndetësore-ambulanca e shkollës.

Prokuroria ka kundërshtar plotësisht ndaj mendimit publike të personit ekspert, duke konsideruar se është ndarë mendim, që është kontradiktor me vendimet e Gjykatës Administrative, duke pasur parasysh se komuna gjatë dhënies së lejes vepron tërësisht konform parimeve dhe konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa personi ekspert i arsyeton qëndrimet, duke iu referuar Kushtetutës.

Edhe avokati edhe kompanitë e ndërtimit kanë kundërshtar duke potencuar se personi eksperti e neglizhon faktin se deri në suspendimin e planit, komuna është dashur të veprojë konform ligjit.

Pas përfundimit të seancës në një deklaratë për media kryetari i Kumanovës tha se akuzohet për gjoja vepër të kryer penale dhe shkaktim të dëmit materiaë të personave që nuk kanë marrë leje ndërtimi. Ai tha se bëhet fjalë për "fenomen" në gjyqësor, por edhe theksoi se beson në gjykatë, institucionet e sistemit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR