PTHP NKOK: Kërkesa për amnisti të të pandehurve në "Organizatorë të 27 prillit" nuk mund të kontestohet
- Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dorëzuar mendim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për zbatimin e Ligjit për amnisti në rastin "Organizatorët e 27 prillit". Në opinion theksohet se kërkesa e mbrojtjes së të pandehurve për zbatimin e ligjit nuk mund të kontestohet, sidomos duke pasur parasysh të pandehurit dhe të dënuarit që tashmë janë amnistuar.
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dorëzuar mendim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për zbatimin e Ligjit për amnisti në rastin "Organizatorët e 27 prillit". Në opinion theksohet se kërkesa e mbrojtjes së të pandehurve për zbatimin e ligjit nuk mund të kontestohet, sidomos duke pasur parasysh të pandehurit dhe të dënuarit që tashmë janë amnistuar.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, mendimi është miratuar në bazë të qëndrimit të Kolegjiumit profesional të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit në Shkup.
Shtojnë se prokurori publik e ka shpjeguar këtë mendim në detaje, para se gjithash duke marrë parasysh karakteristikat e veprës penale "Kanosja terroriste e rendit kushtetues" dhe cilësinë në të cilën secili nga të pandehurit i ka përmbushur këto karakteristika dhe cili kapacitet është kyç për vlerësimin nëse mundet apo jo të zbatohet instituti nga Ligjit për amnisti.
"Të pandehurit kërkojnë zbatimin e këtij ligji, që sigurisht u takon si e drejtë kushtetuese, për të thirrur në aplikimin e institutit të mishëruar në ligjin e miratuar për amnisti. Prandaj, kërkesa e mbrojtjes për zbatimin e ligjit, për trajtimin e tyre të barabartë para ligjit si të dyshuarit dhe të pandehurit e tjerë që kanë marrë amnisti në bazë të të njëjtit ligj, është diçka që nuk mund të kontestohet", thuhet në komunikatë.
Nga atje shtojnë se, duke respektuar dispozitat ligjore dhe duke pasur parasysh kufizimet në zbatimin e ligjit, prokuroria ka shpjeguar në mënyrë të plotë arsyet e mendimit të saj, e cila konstaton se për tre nga të pandehurit, dispozitat ligjore kërkojnë amnisti, ndërsa për një të pandehur nuk mund të zbatohet ky institut juridik, sepse për të zbatohen përjashtimet nga amnistia e dhënë nga ligjvënësi me vendimin e tij ligjor.
Paraprakisht sot, nga Gjykata Themelore Publike Shkup informuan se gjykimi për rastin "Organizatorë të 27 prillit" është anuluar për më 23 janar pasi që në gjykimin e sotëm Prokuroria Publike ka dhënë mendim për zbatimin e Ligjit për amnisti për të pandehurit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanoski, ndërsa e njejta ka të bëjë edhe me të pandehurin Vladimir Atanasovski.
Sipç informojnë nga Gjykata Penale për MIA-n, Gjykata e ka dorëzuar mendimin deir te palët në procedurë dhe seancë është anuluar për më 23 janar deri kur duhet të vendos rreth kërkesës së palëve dhe mendimit të prokurorisë.
Parapakisht, të pandehurit që ngarkohen se kanë kryer vepër penale "rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë", kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Penale që të marrë vendim pas parashtrimit për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, e e ka pezulluzar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish-kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski mori gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Procesin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva. mb/
Foto: MIA