Tripunovski në takim me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot mbajti takim pune me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni dhe dr. Teklu Tesjafe ekonomit i lartë për bujqësi në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.
- Post By Fitore Curri
- 14:22, 4 korrik, 2024
Shkup, 4 korrik 2024
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot mbajti takim pune me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni dhe dr. Teklu Tesjafe ekonomit i lartë për bujqësi në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.
Biseduam për projektin "Modernizim i bujqësisë" i cili financohet nga Banka Botërore, më njoftuan për statusin e zbatimit dhe rrjedhës së aktiviteteve si dhe për ngecjen me të cilën janë përballur gjatë realizimit të projektit, deklaroi Tripunovski.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të suksesshëm me qëllim të realizimit të aktiviteteve të planifikuara, por edhe fillimin e aktiviteteve të përbashkëta të projekteve.
Unë do të bëj çmos që të ndihmoj në zbatimin e projektit "Modernizimi i bujqësisë" dhe i njëjti të finalizohet sa më shpejtë sepse bujqit vendorë meritojnë kushte moderne dhe cilësore për punë, përfundoi Tripunovski.
Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.