• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria vendosi të shtyjë zbatimin e Konceptit për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

Qeveria vendosi të shtyjë zbatimin e Konceptit për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Me vendimin e Qeverisë sot fillojnë ndryshimet pozitive në arsim në vendin tonë dhe fëmijët më 1 shtator këtë vit do të kenë tekste shkollore. Shtyhet zbatimi i një pjesë të Konceptit që i referohet klasës së shtatë, tetë dhe të nëntë lidhur me plan-programet mësimore, pa u prekur lëndet zgjedhore për të cilat konsiderojmë se janë zgjidhje e mirë në procesin e ardhshëm të arsimit tek të rinjtë.

Këtë pasdite në konferencë për shtyp e kumtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pasi më parë sot MASH informoi se pas disa ditësh bisedime me Byron për Zhvillimin e Arsimit është gjetur një zgjidhje kalimtare për nxënësit të cilët nga 1 shtatori do të jenë në klasën e shtatë - se do të mund t'i shfrytëzojnë tekstet shkollore që janë përdorur deri më tani, sepse të rejat, sipas plan-programeve të Konceptit të ri, nuk janë përpunuar. Për atë që mungon në tekstet e vjetra shkollore, ndërsa është parashikuar për studim, do të ketë materiale shtesë që do të përpunohen nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).

Janevska theksoi se nxënësit nuk do të mbesin pa tekste shkollore, siç tha, "për dallim nga vitit e kaluara kur procesi krijimit, shtypjes, miratimit të teksteve shkollore, për arsye vërtet të panjohura për ne, ishte i paqëndrueshëm, i ndryshueshëm, me ndryshime të shumta në thirrjet, me gabime në tekstet shkollore etj."

"Kjo zgjidhje do të mundësojë të tejkalojmë një problem serioz që është prezent prej disa vitësh, si pasojë e mungesës së teksteve shkollore. Çdo ditë kemi punuar me përkushtim për zgjidhjen e këtij problemi, kemi bërë të gjitha përpjekjet, kemi qenë në komunikim të përditshëm dhe jemi takuar me Byronë për Zhvillimin e Arsimit për të gjetur një zgjidhje dhe më fund kjo edhe ka ndodhur", tha Janevska.  ls/

 

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR