• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga seanca qeveritare: Emërime dhe shkarkime të reja, 600 milionë denarë për pagesa të ngecura direkte për bujqit

Nga seanca qeveritare: Emërime dhe shkarkime të reja, 600 milionë denarë për pagesa të ngecura direkte për bujqit

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë të sotme, vendosi të emërojë kuadro të reja dhe t'i shkarkojë ata nga detyrat e tyre si koordinatorë kombëtarë.

Lidhur me emërimet e reja në institucionet shtetërore, njoftoi shërbimi qeveritar për media, në seancën është marrë vendim për emërimin e Vase Anakiev ushtrues i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.

Vesella Çestoeva, emërohet ushtruese e detyrës drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Ivan Zhivkovski emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Daniell Apostolloski zgjidhet drejtues i Shoqërisë për ndërtimin, menaxhimin dhe lëshimin e sallës për shumë dedikime Boris Trajkovski SHPKNJP Shkup.

Qeveria emëroi Amet Ziberin për u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive, ndërsa Daut Memeshin për u.d. drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Refik Xhemaili emërohet u.d. drejtor i Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Aleksandar Donev emërohet u.d. drejtor i Drejtorisë së sigurisë në sistemin hekurudhor.

Dime Ratajkoski, me sugjerimin e ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Republika e Turqisë.

Mimi Gjorgoska Ilievska, nga ana tjetër me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Me propozim të ministrit të Kulturës, siç bëhet e ditur në kumtesën, Vasko Shutarov emërohet drejtor i Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd, Republika e Serbisë.

Qeveria shkarkoi koordinatorët kombëtarë Vlladimir Pivovarov nga detyra e u.d. të koordinatorit të Qendrës kombëtare të koordinimit për menaxhim kufitar, Nebi Bejadin shkarkohet nga detyra e u.d. zëvendëskoordinator i Qendrës kombëtare të koordinimit për menaxhim të kufirit, ndërsa Borçe Mirçeski shkarkohet nga detyra e u.d të Qendrës Kombëtare për Ndërmjetësim.

Në seancën qeveritare, Fatmir Ejupi është shkarkuar nga detyra e Koordinatorit kombëtar për mbrojtje sociale dhe proces të deinstitucionalizimit, Bedri Behadini u shkarkua nga detyra koordinator kombëtar për informatikë dhe energjetikë, Faton Asani shkarkohet nga detyra e Koordinatorit kombëtar për bashkëpunim me diasporën, ndërsa Ramadan Ramadani shkarkohet nga detyra e koordinatorit kombëtar për kohezion.

Në kumtesën shtohet se Vlladimir Simonovski shkarkohet nga detyra koordinator kombëtar për implementimin e Platformës kombëtare për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zllatko Apostolloski shkarkohet nga detyra koordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, Xheladin Tefik Ajvazi shkarkohet nga detyra zëvendëskoordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Zllatko Arsov u shkarkua nga detyra zëvendëskoordinator kombëtar për luftimin e terrorizmit.

Robert Allagjozovski u shkarkua sot nga pozita e koordinatorit kombëtar për interkulturalizëm, shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërmjet resorëve, Magbule Ameti shkarkohet nga pozita e koordinatores kombëtare për shëndetësi, Maja Mosjova Mijovska, me propozim të ministrit të Shëndetësisë shkarkohet nga pozita e koordinatores kombëtare për transplantim, ndërsa Biljana Andonovska shkarkohet nga pozita e zëvendëskoordinatores kombëtare për transplantim.

Në seancën e Qeverisë është marrë vendim me të cilën është bërë ridedikim në programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024 me të cilin sigurohen përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave 600 milionë denarë për pagesa të drejtpërdrejta për bujqit për prodhimtari bimore dhe blegtore të cilat deri tani kanë qenë të papaguara.

Gjithashtu është marrë vendim me të cilin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në përputhje me programin e investimeve kapitale, vë në dispozicion të Komunës së Gjorçe Petrovit 6 milionë denarë për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore. ls/

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR