• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tripunovski: Do të vlerësohet puna e vreshtarëve, ministria do të jetë korrigjuese

Tripunovski: Do të vlerësohet puna e vreshtarëve, ministria do të jetë korrigjuese

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Vjelja e ardhshme e rrushit të verës, rendimenti dhe cilësia, ishin temat për të cilat sot diskutuan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe përfaqësuesit e grupit nënsektorial për vreshtarinë dhe verërat. 

Në takim, siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ministri Tripunovski premtoi se do të vlerësohet puna e vreshtarëve dhe se ministria dikastër do të jetë korrigjuese.

"Gjatë ditës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të publikojë çmimin prodhues të një kilogrami rrush për verë për dy llojet më të zakonshme për vitin 2024, 'vranec' dhe 'smederevka'", qëndron në kumtesën. ls/ 

Foto: MBPEU

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR