• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska: Vazhdojmë bashkëpunimin me komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Trençevska: Vazhdojmë bashkëpunimin me komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në mbledhje me kryetarët e komunave paralajmëroi konkursin për aplikim për grant për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes adaptimit të objekteve ekzistuese që do të hapet deri më 1 prill të këtij viti.

Thirrjen publike e implementon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjes financiare nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim. Thirrja është në kuadër të komponentit 2 të projektit – “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore” ku financohen projekte për krijimin e kapaciteteve shtesë në institucionet parashkollore përmes adaptimit të ambienteve ekzistuese.

Ministrja Trençevska inkurajon të gjitha komunat që janë në zonat rurale të aplikojnë dhe në këtë mënyrë do t'i mbulojnë fëmijët më të rrezikuar që jetojnë larg kopshtit.

"Mbrojtja e fëmijëve mbetet prioriteti ynë. Prandaj iniciojmë bashkëpunime me pushtetet lokale që do të kontribuojnë për mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët", thekson Trençevska. qa/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR