• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trembëdhjetë futbollistë do të mund të largohen nga Mançester Junajted në dy afatet e ardhshme kalimtare

Trembëdhjetë futbollistë do të mund të largohen  nga Mançester Junajted në dy afatet e ardhshme kalimtare

 Londër, 23 nëntor 2023 (MIA) - Madje 13 lojtarë të Mnaçester Junajtedit do të mund të largohen nga klubi anglez në dy afatet e ardhshme kalimtare, transmeton "Miror".

 Sipas mediave britanike, trajneri Erik ten Hag planifikon të vazhdojë me rikonstriimin e ekipit dhe pastrimin e listës.  

 Theksohet se kandidatë kryesorë për largim nga klubi janë Xhejdon Sanço, Mejson Grinvud, Doni van de Bik dhe Entoni Marsial.

 Holandezi 53-vjeçar e drejton ekipin nga "Old Traford" që nga vera e kaluar. Pas xhiros së 12-të Mançester Junajtedi është i gjashti në Premier ligë me 21 pikë. Lider është Maçester Siti me 28 pikë. 

 Mançester Junajted do të përballet me Evertonin më 26 nëntor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR