• e enjte, 25 korrik 2024

Tre të vdekur dhe qindra të lënduar pasi tajfuni Gaemi e goditi Tajvanin

Tre të vdekur dhe qindra të lënduar pasi tajfuni Gaemi e goditi Tajvanin

Taipei, 25 korrik 2024 (MIA) - Nga Tajfuni Gaemi kanë vdekur tre persona në Tajvan, ndërsa autoritetet vazhduan të kërkojnë nëntë anëtarët e ekuipazhit të një anijeje që u fundos dje në brigjet jugore të ishullit.

Qindra njerëz u lënduan gjatë sulmit të tajfunit. Për shkak të Gaemit, shkollat ​​dhe institucionet do të mbyllen sot. Mbi 8,000 njerëz janë evakuuar, kurse rreth 200 fluturime janë anuluar.

Tajfuni Gaemi pritet të godasë sot provincën kineze Fuxhian.

Ndërsa në kryeqytetin e Filipineve, Manila, dje është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të tajfunit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR