Tre persona humbën jetën në një aksident me veturë në një pikë pagese pranë Livornos, në Toskanën italiane
- Tre persona e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rajoni italian Toskana kur vetura e tyre u përplas në një pikë pagese, konfirmon brigada e zjarrfikësve.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:59, 3 qershor, 2024
Romë, 3 qershor 2024 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rajoni italian Toskana kur vetura e tyre u përplas në një pikë pagese, konfirmon brigada e zjarrfikësve.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve deklaroi se automjeti, me të cilin po udhëtonin një çift gjerman me shpejtësi të madhe iu afruan pikës pagesore në autostradën afër Livornos, ku u përplas me dy automjete të tjera që prisnin në këtë pikë pagesore.
Sipas zjarrfikësve gjashtë persona janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.
Nga përplasja humbi jetën edhe udhëtari i njërës prej veturave që prisnin në radhë për pagesë.
Mediat italiane raportuan se punonjësi që punonte në pikën pagesë ka mbetur i palënduar. qa/
Foto: X