Tre anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në sulm izraelit në jug të Libanit
- Tre anëtarë të Hezbollahut sot janë vrarë në sulm izraelit ndaj automjetit të tyre në qytetin Gandurie në jug të Libanit, deklaruan për agjencitë e lajmeve dy burime të informuara me operacionet e organizatës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 9 janar, 2024
Jerusalem, 9 janar 2023 (MIA) - Tre anëtarë të Hezbollahut sot janë vrarë në sulm izraelit ndaj automjetit të tyre në qytetin Gandurie në jug të Libanit, deklaruan për agjencitë e lajmeve dy burime të informuara me operacionet e organizatës.
Burimet e njëjta nuk i kanë identifikuar menjhëherë të vrarët.
Ushtria izraelite të hënën ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut në sulm në jug të Libanit.
Izraeli zyrtarisht nuk e ka komentuar operacionin, vetëm ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Kac mbrëm për TV Kanal 14 theksoi se vendi qëndron pas tij. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s