• e enjte, 09 janar 2025

Trampi nuk e përjashtoi mundësinë për përdorimin e dhunës për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën

Trampi nuk e përjashtoi mundësinë për përdorimin e dhunës për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën

Uashington, 8 janar 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp refuzoi të përjashtojë mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën.

Tramp, i cili e merr detyrën më 20 janar, në konferencë për shtyp në pushimoren e tij në Floridë e paraqiti idenë për kthimin e Kanadasë në një shtet federal të SHBA-së dhe premtoi se do të ndryshojë emrin e Gjirit meksikan në Gjirin amerikan.

Dy javë para marrjes së detyrës, Tramp filloi të bëjë skicën e një politike të jashtme agresive, pavarësisht nga shqetësimet e aletarëve amerikanë. I pyetur nëse mund të garantojë se nuk do të përdorë forcë ushtarake ose ekonomike në përpjekje për të vendosur kontroll mbi Kanalin e Panamasë dhe Grenlandës, Tramp tha se nuk mund ta thotë këtë me siguri. 

"Mund të them vetëm se na duhen për sigurinë ekonomike”, shtoi ai.

Trampi i kritikoi shpenzimet e SHBA-së për mallrat kanadeze dhe mbështetjen ushtarake për Kanadanë, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka përfitim nga kjo, ndërsa kufirin mes dy vendeve e quajti "vijë të tërhequr artificialisht". 

Ai theksoi se do të vendosë tarifa për Danimarkën nëse ajo kundërshton ofertën e tij për ta blerë Grenlandën, për të cilën tha se është me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së. 

Danimarka kumtoi se Grenland, një pjesë vetëqeverisëse e mbretërisë së saj, nuk është në shitje.

Pak para komenteve të Trampit, djali i tij, Don Xhunior mbërriti për një vizitë private në Grenlandë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR