Trampi nga e enjtja ka fituar 7,1 milionë dollarë nga shitja e kanotiereve dhe termosave me imazhin e burgut
- Shtabi zgjedhor për fushatën presidenciale të Donald Tramp kumtoi se nga e enjtja, gjegjësisht nga fotografimi i tij në burgun në Gjeorgji, janë mbledhur 7,1 milionë dollarë.
Uashington, 27 gusht 2023 (MIA) – Shtabi zgjedhor për fushatën presidenciale të Donald Truap kumtoi se nga e enjtja, gjegjësisht nga fotografimi i tij në burgun në Xhorxhia, janë mbledhur 7,1 milionë dollarë.
Siç theksohet nga shtabi i tij, pjesa më e madhe e parave janë mbledhur nga shitja e artikujve me foton e Trampit, si kanotiere dhe termosa.
Trampi të enjten iu dorëzua autoriteteve të burgut në Xhorxhia, por për shkak të marrëveshjes së mëparshme të avokatëve të tij me autoritetet gjyqësore, ai u lirua shpejt me kusht për të pritur gjyqin me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të Gjeorgjisë 2020.
Ai përballet me tre akuza të tjera të veçanta, dy prej të cilave lidhen me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar dhe sulmi i adhuruesve të tij në Kapitol në Uashington.
Ish presidenti, i cili kandidon për një mandat tjetër, i ka mohuar akuzat dhe pretendon se çështjet gjyqësore kundër tij janë të motivuara politikisht, sepse ai po udhëheq garën për nominimin e republikanëve dhe ka një mundësi reale për një revansh me presidentin aktual Xho Bajden. ls/
Foto: Skrinshot nga shtabi zgjedhor i Tramp në X