• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trampi: Hejli dhe Pompeo nuk do të jenë pjesë e administratës së re

Trampi: Hejli dhe Pompeo nuk do të jenë pjesë e administratës së re

Uashington, 10 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp tha dje se ish kandidates republikane për presidente dhe ish ambasadore amerikane në KB, Niki Hejli dhe ish sekretarit të shtetit, Majk Pompeo, nuk do t'i ofrohet një pozicion në administratën e tij.

"Nuk do ta ftoj ish ambasadoren Niki Hejli dhe ish sekretarin e shtetit Majk Pompeo që t'i bashkohen administratës që po formohet aktualisht," postoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".

"Unë e kam vlerësuar shumë punën me ta dhe do të doja t'i falënderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë," shtoi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së.

Para inaugurimit, i cili tradicionalisht mbahet më 20 janar, Trampi ka takime me kandidatët e mundshëm për shërbim në administratën e tij. Mediat britanike raportuan të premten se ai kishte folur tashmë me investitorin e shquar Skot Besent, i cili është një kandidat i mundshëm për ministër të Financave të SHBA-së.

Hejli, ish guvernatore e Karolinës Jugore, e cila ishte ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të Trampit, e mbështeti atë për president pavarësisht se e kritikoi ashpër kur ajo po konkuronte për nominim brenda në parti.

Pompeo, i cili ishte sekretar shtetëror i Trampit dhe drejtor i CIA-s, në disa raporte mediatike përmendej si sekretar i mundshëm i mbrojtjes. sa/

foto: Skrinshot nga FB 

QËNDRONI TË LIDHUR