Tramp: Do të lidh marrëveshje për një ditë - nëse refuzon Putini, ukrainasve do tu japim shumë, shumë më shumë nga ajo që deri më tani morën
- - Ish presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për Foks njuz e sqaroi planin e tij për arritjen e paqes në Ukrainë në afat prej 24 ditëve pas kthimit të Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 08:41, 17 korrik, 2023
Uashington, 17 korrik 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për Foks njuz e sqaroi planin e tij për arritjen e paqes në Ukrainë në afat prej 24 ditëve pas kthimit të Shtëpisë së Bardhë.
Trampi sqaroi se do t'i rekomandojë presidentit Volodomir Zelenski që të lidhë marrëveshje.
Ai theksoi se ka marrëdhënie të mira me Zelenskin, por edhe me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se presidenti aktual Xho Bajden nuk është i aftë që të përballet me liderët botërorë.
"Këta janë njerëz të zgjuar, përfshirë Makronin nga Franca. Mund të kaloj nëpër një listë të tërë njerëzish, përfshirë Putinin. ... Këta njerëz janë të ashpër, të vështirë dhe përgjithësisht të djallëzuar. Ata janë të egër dhe në krye të lojës së tyre. Kemi një njeri që nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Kjo është periudha më e rrezikshme në historinë e vendit tonë", tha ish-presidenti amerikan.
Udhëheqësja kërkoi që Trampi në hollësi ta sqarojë planin e tij për përfundimin e luftës në afat prej 24 orëve.
"Unë e njoh shumë mirë Zelenskin, dhe Putinin e njoh shumë mirë, madje edhe më mirë. Kam pasur marrëdhënie të mira me të dy, shumë të mira. Unë do t'i thosha Zelenskit: 'Mjaft është. Duhet të pajtoheni'. Unë do t'i thosha Putinit: 'Nëse nuk bëni një marrëveshje, do t'i japim shumë. Ne do t'i japim (Ukrainës) më shumë se sa kanë marrë ndonjëherë, nëse duhet. Do ta lidh marrëveshjen brenda një dite. Një ditë", u përgjigj Trampi. fc/
Fotografia: EPA