• e hënë, 15 korrik 2024

Tramp: Do të bëj thirrje për përpjekje të re për unitet kombëtar

Tramp: Do të bëj thirrje për përpjekje të re për unitet kombëtar

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan në zgjedhjet e ardhshme, Donald Tramp deklaroi se pas tentimit për atentat në të cilin u lëndua lehtë, tërësisht e ndryshoi fjalimin që do ta mbajë të enjten, në ditën e fundit, të katërt të konventës së republikanëve në Milluoki dhe deklaroi se do të bëjë thirrje për përpjekje të reja për unitet kombëtar.

Tramp në intervistë ekskluzive për javoren "Uashington Egzaminer" deklaroi se dëshiron ta shfrytëzojë momentin historik dhe ta bashkojë vendin.

"Fjalimin që e planifikova ta mbaj të enjten duhej të ishte me të vërtetë i fuqishëm. Po të mos ndodhte kjo (tentimi për atentat në Pensilvani), ky do të ishte një prej fjalimeve më të jashtëzakonshme, i fokusuar kryesisht në politikën e presidentit Xhozef Bajden. Sinqerisht, tani do të jetë fjalim tërësisht tjetër", tha Tramp.

Ai tha se fjalimi do ta reflektojë besimin e tij se sulmi në tubimin në Pensilvani e ndryshoi tërësisht rrjedhën e fushatës zgjedhore, gjë të cilën e konfirmuan tashmë edhe republikanët edhe demokratët.

Tramp tha se fjalimi i tij do të jetë "përgjigje ndaj momentit që e imponoi historia".

"Kjo është mundësi ta bashkojmë vendin, madje edhe tërë botën. Fjalimi dukshëm do të jetë më ndryshe nga ai që ishte planifikuar para dy ditësh", tha Tramp. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR